Gjirokastër- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (4 Janar) në një banesë në lagjen ‘Palorto’ të Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur zjarrfikësit u njoftuan për flakët e pikasura në oxhakun e banesës. Pas lokalizimit të vatrës, ata bënë edhe shuarjen e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre deri në pjesë të tjera të shtëpisë.
Nga këqyrja paraprake u konstatua se vatra e zjarrit ishte në oxhak, ku dyshohet se është shkaktuar nga skorjet e oxhakut që kishte vite pa u pastruar.