Një zjarr i rrezikshëm që përfshiu kodrën e fshatit Palokastër, në Gjirokastër, ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj një banoreje lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen Sh. L., 63 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër. Sipas hetimeve paraprake, ajo dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së saj ditën e djeshme, me qëllim pastrimin e tokës.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të ndryshme. Zjarri u përhap me shpejtësi në kodër, duke rrezikuar një banesë të afërt.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me urgjencë forcat zjarrfikëse, me 12 efektivë, dy automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbështetëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë e mundur izolimi i flakëve pranë zonës së banuar.

Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota dhe shkurre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu