Gjermania fitoi 2-0 kundër Hungarisë në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit A për Europianin 2024. Në stadiumin e Stuttgartit djemtë e Julian Nagelsmann treguan vendosmëri në fushë dhe me këtë sukses ngjiten në krye të renditjes me gjashtë pikë, duke qenë zyrtarisht në fazën me eliminim direkt.

 

yacht hotel sarande
“Panzerave” iu deshën vetëm 22 minuta për të marrë epërsinë me golin e Jamal Musialas, kjo pas asistit të Gundogan. Pas pësimit të golit ishte Hungaria që sulmoi me disa raste konkrete dhe në të 45+2 shënoi me Sallai, gol që u anulua nga VAR.

Fraksioni i dytë ishte nën “diktatin” e gjermanëve, që shënuan edhe golin e dytë me Gundogan në minutën e 67-të, për të administruar më pas suksesin. Gjermania me gjashtë pikë merr kreun e grupit, ndjekur nga Zvicra me tre dhe Skocia e Hungaria me zero pikë. Këtë mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 luhet Skoci – Zvicër në Këln. Gjermanët bëhen ekipi i parë që kanë siguruar një biletë për në 1/8. Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu