Pas humbjes 0–2 të Gjermanisë ndaj Sllovakisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthäus u shpreh i tronditur nga performanca e ekipit. Ai kritikoi mungesën e identitetit të skuadrës:

“Aktualisht nuk shoh asnjë ADN në kombëtaren gjermane. Spanja dhe Argjentina kanë stil të qartë loje; Gjermania nuk e ka këtë për momentin.”

Matthäus theksoi mungesën e përqendrimit, pasionit dhe vendosmërisë, duke thënë se portieri Oliver Baumann ishte lojtari më i mirë në një humbje 2–0—gjë që tregon shumë për nivelin e skuadrës.

Ndërsa Rudi Völler, drejtori sportiv, doli në mbështetje të trajnerit Julian Nagelsmann dhe ekipit, duke shpresuar për një rikthim të shpejtë.

As, ish-ylli i Bajern Mynihut, Bastian Shvajnshtajger, nuk i kurseu fjalët për paraqitjen e dobët të GjermanisëË Kam luajtur 121 ndeshje për Gjermaninë dhe kurrë nuk ka pasur problem me qëndrimin. Kur dëgjon himnin dhe vesh fanellën e kombëtares, duhet të japësh gjithçka në fushë, pavarësisht nëse është një miqësore apo finalja e Kupës së Botës,” tha Shvajnshtajger.

“Më vjen keq. Por as për një minutë të ndeshjes nuk besova se do fitonim. Kjo është një goditje e fortë. Ishim shumë keq. Nuk bëmë pasime të mira, nuk krijuam kërcënim. Gjuhën e trupit pas golit 0-1 e humbëm menjëherë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu