
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në jugperëndim të Gjermanisë, ku disa persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një treni pasagjerësh, raportojnë mediat gjermane.
Sipas policisë gjermane, të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Riedlingen, pranë Stuttgartit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 me orën lokale (17:10 BST), në një zonë të pyllëzuar, ku dyshohet se stuhitë e forta mund të kenë ndikuar në aksident.
Në momentin e aksidentit, në bord ndodheshin rreth 100 pasagjerë. Raportohet se të paktën dy vagonë kanë dalë nga shinat, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë karroca të përmbysura dhe një prani të madhe të shërbimeve të emergjencës.
Policia dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.