54-vjeçari Valmir Lame, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës.
Valmir Lame  kishte shkëputur kontaktet me familjarët e tij në fshatin Kamenicë të Korçës prej të dielës së 26 janarit.

Prej asaj dite, familjarët dhe banorët e zonës janë vënë në kërkim të tij, pa arritur të bien në gjurmët e tij.

yacht hotel sarande

Familjarët kërkuan më herët ndihmën e polumbareve të forcave RENEA, pasi kishin dyshime se mund të jetë vetëmbytur në rezervuarin e fshatit që ndodhet shumë pranë stanit të bagëtive, pronë e kësaj familje.

Vëllai i tij Dashnor Lame tregon se ai prej kohësh kishte probleme të shëndetit mendor por nuk largohej nga banesa ndërkohë që merrej me blegtori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu