Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Bëhet  me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari Romario Brunga.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që policia po heton dy pista, atë të atentatit, por nuk përjashtohet as vetëvrasja. Kjo e fundit pasi, sipas mediave, viktima ka vetëm një plumb në trup.

Gjithsesi do jenë hetimet që do të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Lezhës, pasi po hetohet edhe pista e atentatit./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu