Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u surprizua nga kolegët me një tortë për 51-vjetorin e tij.

Në një ambient jo të zakonshëm për festime, kolegët e deputetit vendosën t’i uronin atij ditëlindjen, duke sjellë një moment të këndshëm mes intensitetit të punës.

Në surprizë mori pjesë edhe ministri Taulant Balla, i cili solli humor në atmosferë me batutën: “Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu