Një incident fatal është regjistruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku një marinar 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në bord të një anijeje tregtare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 17:50, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

I riu ishte pjesë e ekuipazhit të një anijeje me flamur të Panamasë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në bord.

Burime bëjnë me dije se anija ku ai shërbente ishte e akostuar në kalatën nr. 2 të portit dhe po shkarkonte një ngarkesë gruri, ndërsa ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu