Gjashtë persona thuhet se kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike u mbyt në brigjet e Egjiptit.

Nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur në incident, me katër në gjendje kritike, sipas raporteve lokale.

Nëndetësja turistike, e quajtur Sindbad sipas personazhit tw njwmijw e njw netwve Sinbad detari, mbante 44 pasagjerë në momentin e fundosjes të enjten, teksa lundronte në brigjet e Hurghada.

Shërbimet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 29 persona, raporton gazeta egjiptiane Al Masry Al Youm.

Drejtoria e Sigurisë së Detit të Kuq mori një raport për fundosjen e nëndetëses turistike, e cila ndodhi pranë portit përballë marinës së një ‘hoteli të famshëm’ që ende nuk është emëruar në mediat lokale.

Burimet kanë konfirmuar për gazetën se Drejtoria e Shëndetësisë në Detin e Kuq dhe Autoriteti i Ambulancës Egjiptiane janë vendosur në gatishmëri maksimale pas incidentit.

Në vendngjarje janë nisur rreth 21 autoambulanca, të cilat po transportojnë të plagosurit në spitalet lokale për shkak të gjendjes së rëndë.

44 pasagjerët ‘të nacionaliteteve të ndryshme’ kishin dalë në një udhëtim detar për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit përpara se anija, e cila thuhet se mund të zhytet në thellësi deri në 72 këmbë, të fundosej.

Nëndetësja ka disa vite që kryen udhëtime turistike në Hurghada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu