
Në qendrat rezidenciale për të moshuarit nuk mungon kuzhina, por problem është ushqimi pa cilësi. Supa e hollë e cila ka më shumë ujë se sa oriz dhe makarona, gjellë me fasule që vështirë se i gjen kokrrat e fasules në pjatë. Qepë e domate për drekë nuk mjaftojnë, që të moshuarit të marrin kaloritë e mjaftueshme për të kryer lëvizjet e nevojshme. Shpesh herë të moshuarit, me ato pak qindarka që iu mbeten dalin nga azilet dhe blejnë vetë ushqime në dyqanet më të afërta.
“Djathë, na bien një djathë shumë të keq me krip, nuk hahet”
“Marrin tek ai Mireli, ai qumështi është gjysmë për gjysmë me uji”. Edhe gjalpin që japin është margarinë, nuk është gjalpë”, tregoi i moshuari i azilit në “Ali Demi”.
Gati shumica e të moshuarve e kanë të pamundur të kujdesen për veten, të gatuajnë, të lajnë rrobat, të pastrojnë. Ata i kanë sytë e tyre tek personeli i azilit, i cili ofron shërbim sipas fondeve që ofrohen nga Shërbimi Social Shtetëror, Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkitë.
“Si në azil jemi, azil është”.
“Azili si azil është çfarë të të them”, tha një i moshuar i azilit të Fierit.
Shpesh herë për shkak të ushqimeve me cilësi të dobët, banorët e këtyre azileve sëmuren dhe përfundojnë në spitale dhe për shkak të frikës që mbizotëron në këto ambiente janë të detyruar të “kyçin” gojën.
“Ushqimin na e japin keq, sesi e bëjnë nuk e di” “Më vjen për të vjellë”
“Kam pirë ilaçe kam qenë duke vdekur, më mori Fatosi më çoi tek spitali, mora ilaçe”, tregoi një tjetër banor i azilit të Kavajës.
Mungesa e Urgjencës në Urgjencë
Një nga problemet më të rënda të konstatuara është mungesa totale e mjeteve të transportit mjekësor. Në rast se një i moshuar sëmuret rëndë, institucionet nuk kanë ambulanca apo automjete për ta dërguar në spital. Në disa raste, punonjësit janë detyruar të thërrasin ndihmën e shpejtë nga qyteti ose të presin orë të tëra për një mjet transporti.
Kthimi në institucion pas rehabilitimit është një tjetër sfidë. Në shumë raste, të moshuarit janë detyruar të qëndrojnë më shumë se ç’duhet në spitale publike, për shkak se azili nuk mund t’i tërheqë me mjetet e veta, por vetëm kur i sjellë ambulanca. Ky fakt konfirmohet nga vetë të moshuarit në Tiranë, Fier, Poliçan dhe Kavajë.
Gazetari: Azili a ka vetë ambulancë?
I moshuari: Jo, nuk ka fare
I moshuari: Jo! Doktor nuk kemi, infermiere, po, ka
Gazetari: Po për dentist si ia bëni? Kemi apo nuk keni?
I moshuari: Jo, nuk kemi dentist
Gazetari: Po kontrolle me dentist a ju bëjnë?
I moshuari: Jo, nuk na bëjnë kontrolle
I moshuari: Mua nuk më qëndrojnë protezat, i thashë drejtoreshës. Më tha: Ka ngjitëse në farmaci, ngjiti me atë. Asnjë kontroll, Asnjë parandalim dhe kujdesi shëndetësor i pamjaftueshëm.
Problemet shëndetësore në moshën e tretë nuk janë të rralla. Por çfarë ndodh kur askush nuk kujdeset për ta?
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shumica e institucioneve nuk ofrojnë vizita të rregullta mjekësore, nuk kanë mjekë të angazhuar me kontratë të plotë dhe mungojnë totalisht trajnimet mbi geriatrinë dhe gerontologjinë.
Geriatrina është specialiteti mjekësor i dedikuar për ofrimin e kujdesit me cilësi të lartë me fokus shërbimin ndaj pacientëve të moshuar. Në vendin tonë, edhe pse numri i të moshuarve po vjen gjithnjë e në rritje, personeli mjekësor nuk është i përgatitur për shërbime ndaj kësaj kategorie. Pas të 60-ve kostoja mjekësore e jetesës rritet shumë, sidomos te 70-80 vjeçarët, të cilët kanë nevojë për shërbim intensiv.
Ky problem rrit nevojat për më shumë mjekë dhe infermierë, sidomos për Geriartri. Rreth 40% e të moshuarve në Shqipëri vuajnë nga sëmundje kronike dhe jetojnë në varfëri, duke përkeqësuar sfidat e tyre shëndetësore. Nevoja për kujdes të vazhdueshëm po rritet me shpejtësi, por më shqetësues është fakti se ky problem nuk ka arritur ende në veshët e Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet evidentuar se kjo e fundit nuk është se ka bërë shumë në këtë aspekt.
Sëmundjet më të shpeshta nga të cilat vuajnë të moshuarit janë diabeti, tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe problemet respiratorë.
Më keq akoma, vizitat dentare janë inekzistente. Higjiena orale, që është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, nuk promovohet, nuk monitorohet dhe nuk konsiderohet prioritet. Burime zyrtare pohojnë se qendrat rezidenciale për të moshuarit nuk disponojnë shërbim dentar për këtë kategori dhe ata duhet të shkojnë privatisht tek dentisti me shpenzimet e tyre.
Në dosjet e personelit mjekësor mungojnë kontratat, certifikatat e trajnimeve dhe vlerësimet periodike. Mungesa i detyron të moshuarit të paguajnë nga xhepi i tyre për marrjen e shërbimit sepse në të kundërt rrezikojnë të ngelen pa mjekim. Trajtimi mjekësor në klinikat private ka kosto të lartë, duke i detyruar ata të kërkojnë borxhe pasi me pensionin e tyre mezi nxjerrin muajin.
Mosrespektimi i Ligjit për Pensionin Social
Në të gjitha këto institucione, të moshuarit që nuk kanë të ardhura përfitojnë pension social prej 6 mijë lekësh në muaj. Ky përfitim nuk përputhet me moshën ligjore për përfitimin e pensionit, që sipas ligjit është 70 vjeç dhe bie ndesh me ligjin për sigurimet shoqërore.
Ndërsa diferenca në moshë mund të duket teknike, në praktikë ajo krijon precedentë të rrezikshëm dhe çon në keqadministrimin e fondeve publike.
“Me nivelin e pensioneve dhe në nivelin maksimal në fakt në Shqipëri e kanë të vështirë të plotësojnë nevojat bazë. Dhe jo të mendosh që një pension diku tek 100 euro ti mbash 40% që i bie t’i lësh 60 euro për shpenzime të tjera. Me 60 euro një pensionist nuk mund të përmbushë nevojat as për një javë është e pamundur për tre ditë dhe jo të mendosh të përmbushen nevojat e një muaji,” shpjegoi ekspertia e ekonomisë Romina Radoshiq.
Staf i pamjaftueshëm dhe pa trajnime
Shërbimi i kujdestarisë në qendrat rezidenciale është jetik. Në realitet, raporti i kujdestarit me banorët është shpesh 1 me 8 apo më shumë, ndonëse standardi kërkon 1 me 5.
Për më tepër, shumica e stafit është me kohë të pjesshme, pa trajnim të përshtatshëm për trajtimin e të moshuarve me sëmundje kronike, me çrregullime mendore apo me aftësi të kufizuara.
Sipas auditit, dosjet e stafit shpesh nuk përmbajnë dokumentacion të plotë, mungojnë vlerësimet vjetore dhe nuk ka ndonjë sistem për përmirësimin profesional të punonjësve.
Jetë në kushte të papërshtatshme, dhoma të mbipopulluara
Shumica e këtyre institucioneve, të moshuarit janë të vendosur në dhoma me 3 ose 4 shtretër, ndonëse sipas standardeve, një dhomë me tre shtretër duhet të ketë minimumi 18 m2 hapësirë të përdorshme.
Në shumicën e rasteve, nuk respektohet as hapësira minimale, as privatësia e nevojshme për dinjitet njerëzor. Të moshuarit ndajnë gjithçka dhomën, ambientet sanitare, dhimbjet dhe heshtjen.
Godinat janë të vjetruara, jo gjithmonë të përshtatura për njerëz me lëvizshmëri të kufizuar dhe kanë nevojë për investime urgjente në infrastrukturë.
“Ça vendi, kudo vendi krimbur është.
Këtu (*Fier) kanë qenë nga Berati dhe kanë ikur, nga Poshnja ishte njëri, iku po bënë dy muaj. Nuk i pëlqeu kushtet”, tregoi një prej të moshuarve të azilit të Fierit.
Raste dhune dhe kujdes mendor i munguar
Një pjesë e madhe e banorëve në këto qendra vuajnë nga çrregullime mendore, demencë, depresion, çrregullime ankthi apo sjellje agresive. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se azilet nuk kanë të angazhuar psikiatër dhe nuk ofrojnë shërbime për këtë kategori. Të gjithë banorët bashkëjetojnë, pavarësisht gjendjes së tyre mendore, gjë e cila rrit rrezikun për konflikte dhe përkeqëson gjendjen e të gjithë komunitetit.
Kategoria që ka probleme të shëndetit mendor është një problem serioz, që shqetësojnë azilantët e tjerë përmes zhurmës së vazhdueshme gjatë orëve të natës. Në shumicën e rasteve i vendosin disa persona të sëmurë në të njëjtën dhomë për orë ose ditë të tëra, duke patur edhe raste dhune.
“Privati nuk të lejon po të jesh i sëmurë mendërisht nuk të qasin në azil. Kurse këtu (azili shtetëror) çfarë nuk hynë! Këtu janë gati 20 (persona me probleme të shëndetit mendor).”
“Bëjnë zhurmë, zihen, u bien dyerve, ata (infermieri) iu bënë qetësues
Unë po them të sëmurë mendor, ti thua…” tregoi një tjetër i moshuar i azilit të Fierit.
“I lënë veç e vec apo bashkë në dhomë (të moshuarit me probleme te shendetit mendor).
Nuk ka kushte veç e veç, bashkë si në koperativë, siç janë kështu i mbledhin bashke në një dhomë”, citoi i moshuari.
I moshuari në azilin e “Ali Demit” në Tiranë tregon se është dhunuar nga shoku i tij i dhomës, i cili ka probleme të shëndetit mendor.
Pavarësisht se është ankuar tek drejtuesja e këtij institucioni, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.
“Kështu ka njerëz që janë me probleme mendore, njëri është skizofren e rrahu shokun e dhomës dhe nuk e qas në dhomë edhe policia nuk ka çfarë ti bëjë. Është psikopat, pijanec, i dhunshëm. Ja shenja e dhunës që kam në krah (*tregon mavijosjen e krahut nga dhuna)”, rrëfen i moshuari i Ali Demit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grup