
Mikel Landa ka marrë ndihmë mjekësore dhe është transportuar në spital pas përplasjes në zonën e Freskut në Tiranë.
Në kilometrat e fundit të Giro d’Italia në Etapën e Parë, në Fresk ka pasur një aksident mes disa çiklistëve që kanë humbur ekuilibrin.
Mikel Landa duket se ka pësuar një lëndim serioz dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur në trotuar. Menjëherë ndihmë për çiklistin.