Elon Musk me deklaratat e tij në X lidhur me çështje të vendeve të huaja nuk është një kërcënim për demokracinë, ndërsa financieri dhe filantropisti amerikan me origjinë hungareze, George Soros, është ai që ndërhyn në politikën e shteteve të tjera, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një konferencë në Romë.
“A është problemi me Musk që ai është i pasur dhe me ndikim, apo që ai nuk është majtist” i pyeti ajo gazetarët?
“Unë nuk marr para nga Musk, përkundrazi, të tjerët morën nga Sorosi. Nuk shoh ndonjë kërcënim për demokracinë”, tha ajo.
“Musk shpreh pozicionin e tij dhe ky është diskutimi që po bëjmë”, shtoi ajo.
“Mund t’ju pëlqejë apo jo, por kur më thonë se ka një kërcënim të ndërhyrjes, unë theksoj që nuk është rasti i parë i njerëzve të njohur dhe të pasur që shprehin mendimet e tyre”, tha Meloni.
“Unë e konsideroj këtë një ndërhyrje të rrezikshme. Por kur ka ndodhur, njerëzit kanë folur për filantropët: a është problemi që Musk është i pasur dhe me ndikim, apo që ai nuk është majtist”, tha ajo. /tema