Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar pas lajmeve të qarkulluara në media se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shpallur “non grata” nga Shqipëria.

Në një deklaratë nga Prishtina, Malaj ka mohuar kategorikisht ekzistencën e një vendimi të tillë, duke theksuar se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë pretendim.

“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës mbeten të forta dhe të qëndrueshme, duke nënvizuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve.

Sipas tij, raportet mes dy qeverive janë të qarta dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa çdo pretendim për përplasje apo masa të tilla mbetet i pabazuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu