Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, pas urdhërarresteve të SPAK lidhur me skandalin e tenderave të AKSHI-t, se Gerond Meçe u mor peng nga Ergys Agasi me zv.drejtorin e policisë.

Berisha deklaroi se ata e dërguan për kompetencë tek Suel Çela, por sipas tij, biznesmeni arriti që të arratisej dhe të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Kreu i PD-së theksoi se Gerond Meçe arriti që të filmojë pengmarrjen e tij dhe ua ka paraqitur autoriteteve gjermane ku ka kërkuar mbrojtje e azil.

“E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien”, deklaroi ai.

Berisha: Në qoftë se në vitet 2005-2013 ka pasur vetëm 18 kontrata sekrete dhe ato ekskluzive për shërbimin informativ kombëtar dhe prokurorinë e përgjithshme, dhe për asnjë institucion tjetër, kjo që shihni ju, ka zhvilluar 250 tendera sekretë dhe kontrata sekrete, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, përveç ligjit që duhet të vjedhë familja Rama. Ligji që tenderat duhet t’i marrë familja Rama.

A mund të imagjinoni që kjo mafioze e paimagjinueshme, 96 përqind të të gjitha shumave të prokuruara, t’ia japë dy kompanive. Prisni, se ka zhvillim tjetër. Ky është Ermal Beqiri, famoz. Ky është personi që e dërgoi Edi Rama për të zbrazur komplet dhe eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Ky person është strumbullar kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSHI dhe një seri institucionesh të tjera. Ky është Gerond Meçe. Çfarë i ndodhi këtij? Këtë e morën peng. U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës.

E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien.

“Ergys Agasi, ka të paktën tre javë që është arratisur. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin janë në Dubai janë tek çunat e Dubait. Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoreshe juridike e AKSHI-t. I rregullonte tenderat sic donte familja. Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjitha transaksionet e shqiptarëve. Kishin databasen e Bankave të Shqipërisë dhe kontrollonin të gjitha këto. Paratë që plackisnin në AKSH, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Armand Frangu përdornin si lavatriçe Çopjat”, tha Berisha./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu