
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, duke shpallur nisjen e një beteje të re politike në Kuvend, lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat PD i konsideron si një farsë elektorale.
Në mesazhin e tij, Bardhi shkruan:
“Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”
Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për manipulim dhe shkelje të rënda gjatë zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 11 maj, ndërsa ka paralajmëruar një aksion të ri opozitar në institucionet shtetërore dhe në opinionin publik dhe ndërkombëtar.
Seanca e së enjtes me deputetët e legjislaturës së vjetër parashikohet të jetë një përballje e ashpër politike, nëse përveç Nokës gjendet ndonje deputet jo qejfmbetur nga mbetja jashtë në legjislaturën e dalë prej 11 majit.