Gazetari sportiv Endi Tufa flet per 14-vjeçarin qe u plagos sot ne ngjarjen tragjike ky shoku i tij i klases dhr ekipir humbi jeten: Kaq shumë trajner, futbollist dhe njerëz të sporti në urgjencën e spitalit të Traumës, për të mësuar se si njëri nga djemtë e ngjarjes makabre pranë një nga shkollave 9-vjeçare më të lakmuara të kryeqytetit si “Fan Noli” tek Pazari i ri po përpiqet të mbijetojëi. Luis Meçja kishte po kaq njerëz të dielën që ishin për të, por ishin sepse shënoi dy gola në ndeshje që Dinamo U15 luajti në Kavajë, sot, 24 pas pas ketij gëzimi pa vdkjen në sy dhe që për fat i është larguar. Por nuk ndodhi kështu me shokun e tij, mbrojtësin e majtë të Dinamos U15, i cili si për t’u kërkuar ndihmë pas thikës në zemër tentoi të rikthehet në oborrin e shkollës por tek dera mbeti, përgjithmonë.
Nuk kam fjalë, ky vend duket sikur rrit vetëm të keqen, të mirët ikin, mbeten hajdutët, vrasësit që po rrisin gjenerata me shembujt e tyre! – perfundon postimin gazetari.
Ndersa Olti Curri ne profilin e tij pershkruan deshperimin qe ka pushtuar ekipin e U15 ku luante viktima:
Pamje që të thyejnë zemrën! Shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që u vra me thikë, të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë.Sot do duhej që bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos në takimin e përditshëm të stërvitjes të ishte dhe Martini, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, për të bërë stërvitje, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit, të cilët qëndrojnë të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur.
Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë duke iu thënë se kështu është jeta dhe se tani duhet të bëhen të fortë. Nuk mungojnë as këshillat e tij kur u thotë se janë në një moshë delikate e se duhet që t’i shmangen konflikteve.💔🙏🏻-shkruan Curri.