
Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur planin e tij për Rripin e Gazës.
Sipas tij, SHBA do marrë kontrollin mbi këtë territor, i cili falë investimeve do kthehet në rivierën e Lindjen së Mesme.
Ndërkohë, shumica dërrmuese e palestinezëve do zhvendosen në vende të tjera.
Më herët është sugjeruar se 100 mijë palestinezë do zhvendosen në Shqipëri.
Kështu bëri të ditur gazetari izraelit, Amit Segal. Ky pretendim u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.
Por sipas portalit Jewish Press, që i referohet pikërisht Segal, nëse Shqipëria nuk pranon, do përballet me skenarin kolumbian të Donald Trump.
“Segal sugjeroi gjithashtu që nëse shqiptarët do të kundërshtonin pritjen e 100 mijë arabëve të Gazës në tokën e tyre, Trump do t’u bënte atyre atë që bëri me Kolumbinë një ditë më parë, duke vendosur tarifa për kafenë e tyre për refuzimin e marrjes së aeroplanëve me emigrantë të paligjshëm nga SHBA. Kolumbianët u dorëzuan,” shkruan Jewish Press./Tema