
Pas 7 muajve nga ngjarja e rëndë ku 14- vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sot janë publikuar pamjet e krimit makabër. Ky veprim ka bërë që kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi ti bëjë thirrje televizioneve që të mos transmetojnë pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në shkelje të kodeve te profesionit dhe legjislacionit në fuqi.
Por edhe pa palajmërimin e AMA si ka mundësi që e publikojnë këtë video? Çfarë këto media dhe portale që vetëm për të marrë klikime publikojnë një gjë vrastare? A kanë respekt për profesionin e tyre apo media është kthyer që pa asnjë Kod Etik turret të publikojë gjithçka, e cila nuk mund të publikohet?
”Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij. E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thekson Krasniqi.
Sipas Krasniqit gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. ”Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla”, theksoi Krasniqi.
Paralajmërim i AMA:
Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.
E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Por KUJDES!
Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla
Të nderuar kolegë!
Ruani etikën!
Respektoni dhimbjen e humbjes së një fëmije!
Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!
AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.
Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi.