
Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.
Në një postim në rrjetin social “X” ai shkruan: Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme.
Kujtojmë se një ditë më parë kreu i PD, në një konferencë për shtyp tha se artikulli ishte i sponsorizuar.
“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike. Karma është ashtu siç e do ai vetë. Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli”, tha Berisha.
Artikulli:
Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri të kryesuar nga një politikan i cili është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vend.
LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare në maj, kur do të përpiqet të fitojë përballë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet.
Në mesazhet me tekst për The New York Times, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump.
“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri!” ka shkruar Z. LaCivita.
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër i cili po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri në lidhje me një marrëveshje pronash. Administrata Biden vendosi sanksione ndaj zotit Berisha në vitin 2021 për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të shtetit Antony J. Blinken, i cili e akuzoi atë për shpërdorim të fondeve publike dhe përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.
LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar të përafrohet me atë të zotit Trump.
Pas auditit, Gjiknuri paditi Dashamir Xhikën dhe vartësit e tij duke pretenduar se kostot e rrugës janë rritur për të favorizuar kompaninë Aktor që po ndërtonte rrugën. Nga ky veprim ata do të përfitonin para për vete.
Pas hetimeve, prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk gjetën prova për të vërtetuar korrupsionin. Si pasojë, në tetor të 2018 ata ia kaluan dosjen prokurorisë së Tiranës për të hetuar për shpërdorim detyre.
Dosja e madhe e korrupsionit të rrugës Tiranë-Elbasan u shfry dhe zyrtarët u liruan nga burgu.
Në korrik të vitit 2021, ata u pastruan edhe nga akuza e shpërdorimit të detyrës pasi prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes.
Dashamir Xhika dhe vartësit e tij jo vetëm nuk kanë kryer korrupsion por gjykatësi Erion Bani argumenton se ata kanë shpëtuar para nga buxheti i shtetit.
Ata kanë miratuar një pagesë për kompaninë AKTOR prej 25 milion eurosh të cilën bordi i mosmarrëveshjeve e bllokoi. Pas kësaj firma greke dërgon në arbitrazhin e Parisit shtetin shqiptar.
Ky bllokim i kushtoi shtetit shqiptar humbjen e gjyqit në arbitrazh ku përveç 754 mijë dollarëve të shpenzimeve gjyqësore, Shqipëria duhet t’i paguajë firmës AKTOR edhe 44 milion dollarë për punimet të cilat i kishte kryer.
Për të gjitha këto veprime, gjykata i kërkoi dy vite më parë SPAK-ut të hetojë me pretendimin se dikush ose nga autoriteti rrugor, ose nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka shpërdoruar detyrën.
Dëmi sipas gjykatës lidhet pikërisht me 754 mijë dollarët e paguara për studio e avokatisë dhe shpenzimeve gjyqësor në Paris./balkanweb