Në zonën e shkatërruar nga lufta në Rripin e Gazës, një grup vullnetarësh po kryen një detyrë të pazakontë dhe të rrallë: po kujdesen për macet e uritura dhe të braktisura, në një ambient ku klinikat veterinare janë shkatërruar dhe furnizimet janë tejet të pakta.

Sipas raportimit të Al Jazeera English, këta vullnetarë shtrihen në mes të rrënojave, ushqejnë dhe trajtojnë kafshët që mbeten pas dhe që shpesh nuk kanë asnjë mundësi tjetër për mbijetesë.

Qindra kafshë që janë të braktisura nga të zotët  që janë larguar nga lufta  dhe vullnetarët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u ofruar atyre trajtim dhe ushqim.

Nisma e veterinerëve në Gaza ka të bëjë me ndihmën ndaj familjeve që kanë mace dhe atyre që kujdesen vullnetarisht për 4-putroshet e braktisura. Ata ofrojnë kontrolle shëndetësore dhe ushqim me kokrra.

“Macen time e humba sepse nuk kisha me se ta ushqeja gjatë luftës. Tani jam sot këtu sepse po kujdesem për një tjetër mace, e cila ishte e braktisur” tregon një vajzë në Rripin e Gazës, ku akte si këto tregojnë se njerëzimi nuk ka vdekur ende!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu