Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës.

Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës dhe dërgimi i ndihmave në Gaza, e cila është në prag të zisë së bukës.

Yasemin Acar, një zëdhënësja mediatike e grupit, i ka thënë CNN se anija po fundoset pasi si pasojë e sulmit është dëmtuar.

Acar tha se anija u sulmua pranë brigjeve të Maltës në ujëra ndërkombëtare dhe tani është e ankoruar 17 km larg vendit.

“Ekuipazhi ka dërguar thirrje SOS në vendet përreth dhe një varkë e vogël nga Qiproja është dërguar për të ndihmuar. Në këtë moment kemi 30 aktivistë ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut në atë anije, në një anije që po fundoset”, shtoi ajo./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu