Kryetari i ri i Kuvendit në Maqedoninë e veriut, Afrim Gashi, ka folur për ndryshimet kushtetuese. I pyetur se kur do të hapet Kushtetuta dhe çfarë është rënë dakord, Gashi thotë se është një çështje e ndjeshme në vendi. Ai për Telma tha se çështja e ndryshimeve kushtetuese duhet të zgjidhet sa më parë, por jo në llogari të marrëdhënieve ndëretnike.

“Pasi u fillua të flitet për propozimin francez, pati protesta sidomos te maqedonasit si bashkësi etnike në vend. Ndoshta një pjesë e votave që shkuan për OBRM-PDUKM-në ishin pikërisht për qëndrimin e rezervuar për ndryshimet kushtetuese. Fatmirësisht shumica e qytetarëve dhe partive politike jemi të gjithë për integrimin e vendit në BE dhe që ai të ndodhë sa më shpejt. Tani çfarë ka vënë OBRM-PDUKM në programin e saj, duhet të ulemi dhe të diskutojmë”.“Pas zgjedhjeve në Bullgari, pas zgjedhjeve në PE, sepse propozimi francez erdhi nga Brukseli, duhet të kemi të gjithë elementët në mozaik që të mund ta zgjidhim këtë çështje djegëse. Duhet ta zgjidhim sa më shpejt, por jo në kurriz apo shkatërrim të identitetit kulturor e gjuhësor të maqedonasve dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet ndëretnike. Duhet të punojmë për një kohezion më të madh në mes të komuniteteve në shtet”, tha Gashi.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu