
Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë zhvilluar këtë javë një trajnim të përbashkët me Forcat Ajrore Shqiptare, duke u fokusuar në mirëmbajtjen e helikopterëve dhe përgatitjen për misione kërkimi dhe shpëtimi.
Në këtë stërvitje u përdor helikopteri Black Hawk, i njëjti model që u përdor për të shpëtuar jetë gjatë operacioneve pas Uraganit Sandy në SHBA, në vitin 2012. Pjesë e bashkëpunimit është edhe ekipi teknik që shërbeu në atë operacion të jashtëzakonshëm.
Ky angazhim është pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, një bashkëpunim afatgjatë që synon forcimin e aftësive operacionale, reagimit në emergjenca dhe rritjen e ndërveprueshmërisë në kuadër të NATO-s.
Forcat Aleate, duke ndarë eksperienca dhe burime, forcojnë qëndrueshmërinë e tyre për të përballuar goditje si katastrofat natyrore – një element thelbësor i linjës së parë të mbrojtjes kolektive.