Për herë të parë, gara prestigjioze e çiklizmit “Giro D’Italia” do të zhvillohet edhe në Shqipëri, duke përfshirë qytetin e Vlorës në një nga etapat e saj.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor.Etapa që përkon me të dielën e 11 majit, ditën e zgjedhjeve, ka sjellë edhe një kërkesë zyrtare nga Partia Socialiste në Vlorë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e orarit të votimit.

PS kërkon që procesi i votimit në qytetin bregdetar të zgjasë deri në orën 22:00, përtej kufirit të zakonshëm të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, që është ora 19:00. Sipas kërkesës, shtyrja synon të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve, pa u ndikuar nga kufizimet e vendosura për zhvillimin e garës ndërkombëtare./Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu