Kryeministri i Serbisë, Đuro Macut ka nisur dje vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës, duke u ndalur në Egjipt, por vizita është karakterizuar nga një gafë diplomatike e tij.

Macut shprehu mirënjohjen e tij ndaj Egjiptit për “qëndrimin e këtij vendi mbi çështjen e Kosovës dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Megjithatë Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, ndërsa, nga ana tjetër, zyrtarë serbë kanë pretenduar prej vitesh se është një njohje “joaktive” ose “e ngrirë”.

Deklarata e tij ka bërë bujë në Serbi me figura të opozitës që e kanë cilësuar si një “gjë të jashtëzakonshme faktin që kreu i qeverisë nuk ka dijeni mbi faktet bazike”./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu