Brisbane- Një grua në Australi lindi pa dijeni fëmijën e një çifti tjetër, pas një “gabimi njerëzor” në një klinikë fertiliteti në Brisbane, njoftoi të premten klinika Monash IVF.

Ngatërrimi u zbulua vetëm në shkurt 2025, megjithëse fëmija kishte lindur një vit më parë. Sipas deklaratës së klinikës, një embrion nga një pacient tjetër u shkri gabimisht dhe iu transferua gruas, pa u identifikuar gabimi në kohë.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe kërkojmë falje për të gjithë të përfshirët,” tha CEO i Monash IVF, Michael Knaap. Ai shtoi se do të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për prindërit e prekur.

Megjithëse protokollet e sigurisë laboratorike ishin në fuqi, pngatërrimi ndodhi si pasojë e një gabimi njerëzor.

Zbulimi i ngatërrimit të embrioneve në klinikën Monash IVF në Brisbane ndodhi në shkurt 2025, kur prindërit biologjikë kërkuan të transferonin embrionet e tyre të mbetura në një klinikë tjetër. Gjatë këtij procesi, stafi i klinikës vuri re një embrion shtesë në ruajtje, çka çoi në hetimin që zbuloi se një embrion nga një pacient tjetër ishte shkrirë dhe transferuar gabimisht te nëna që kishte lindur fëmijën në vitin 2024 .​

Monash IVF, një prej klinikave më të mëdha të fertilitetit në Australi, nuk dha detaje mbi identitetin e pacientëve apo kujdestarinë e fëmijës. Vitin e kaluar, kjo klinikë zgjidhi një padi kolektive prej 56 milionë dollarësh australianë pas akuzave për shkatërrim të embrioneve.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe më parë në SHBA, Evropë dhe Izrael, duke ngritur shqetësime për mungesën e standardeve të njëjta ligjore në këtë fushë sensitive. Ministrja australiane për Shërbimet Sociale, Amanda Rishworth, kërkoi që rregulloret ekzistuese të rishikohen, duke theksuar se “besimi në këtë procedurë duhet të rikthehet”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu