
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka bërë publike lidhjen e tij me blogeren e njohur, Drita Stublla.
Çifti është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre.
Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.
Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Mesa duket, lidhja është konsoliduar, aq sa Drita të shpërngulet në Napoli, ku futbollisti është i angazhuar.
Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private.
Nga ana tjetër, Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj.
Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur.
Dyshja duket se janë bashkë prej më shumë se 10 muajsh dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në “TikTok” në fillim të vitit. Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Por pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin.
Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në “Instagram”.
Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur.
“Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, – është mbishkrimi i një fotografie. Kujtojmë se para Dritës, Amiri kishte një lidhje të konsoliduar me Era Istrefin.
Pas gati 1 vit lidhje, Era dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi. Vetëm pak kohë më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur.
Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.
Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka pasur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund./ Gazeta Panorama