Futbolli botëror ka marrë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur portugez, Zhorge Kosta, aktualisht drejtor teknik i klubit të Portos. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 53-vjeçare pasi pësoi sot një atak kardiak.

Kosta, i cili ka qenë kapiteni legjendar i Portos në vitet kur fitoi gjithçka në Portugali e Europë nën drejtimin e Zhoze Murinjos, ishte kthyer kohët e fundit në klubin e zemrës për të marrë postin e drejtorit teknik. Ai po jepte një intervistë në mëngjesin e sotëm kur është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja. Kosta u asistua nga mjekët e klubit që ndërhynë edhe me defibrilator derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital.

Por më pas u dha lajmi se pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ai nuk ia kishte dalë dhe u dha lajmi tragjik i lamtumirës së tij të parakohshme. Zhorge Kosta kishte pësuar një kolaps edhe në vitin 2022, por asokohe ia kishte dalë t’i mbijetonte atakut kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu