Gondomar, Portugali, sot u zhvillua ceremonia mortore për Diogo Jotën, sulmuesin e Liverpool-it dhe Kombëtares së Portugalisë, dhe vëllain e tij André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Spanjë.

Në kishën Igreja Matriz, bashkëlojtarë të Liverpool-it dhe kombëtares, si Virgil van Dijk, Andy Robertson, Bernardo Silva, Ruben Neves, Fabinho, Roberto Martinez, Fernando Santos dhe shumë të tjerë, mbajtën kurora dhe dhanë lamtumirën e fundit. Qindra banorë dhe tifozë të thjeshtë, me fanella të Portugalisë dhe Liverpool-it, ishin mbledhur jashtë kishës duke mbajtur heshtje të thellë dhe duke duartrokitur për të nderuar kujtimin e tyre.

PAMJE LIVE

Ceremonia nisi me lutjen Atë ynë, ndërsa në sfond dëgjoheshin kambanat e kishës dhe zërat e përmbajtur të të afërmve që mbanin arkivolat e dy vëllezërve. Në turmë u panë pankarta me mbishkrime si “Përgjithmonë një prej nesh”.

Diogo Jota, vetëm 28 vjeç, kishte kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Rute Cardoso vetëm 11 ditë para aksidentit dhe la pas tre fëmijë të vegjël. Vëllai i tij, André Silva, ishte një futbollist premtues në kampionatin portugez.

Në të njëjtën kohë, në stadiumin Anfield në Angli, tifozët e Liverpool-it kishin vendosur lule dhe shalla të klubit me mesazhin e njohur: “You’ll Never Walk Alone”.

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa dhe Kryeministri Luís Montenegro i quajtën humbjet “tronditëse” dhe “të papërshkrueshme për futbollin dhe shoqërinë portugeze”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu