Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar më 2 nëntor, pasi kjo datë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor.

Vendimi përfshin të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar — “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, si dhe kampionatet e vajzave dhe të moshave.

FSHF ka bërë të ditur se ndeshjet e së dielës në “Abissnet Superiore” do të zhvillohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ato të së hënës do të luhen të martën në orën 16:00.

Në nder të kujtimit të Fatos Nanos, në të gjitha ndeshjet e kampionateve do të mbahet një minutë heshtje.

Orari i ri i disa prej ndeshjeve:

Abissnet Superiore – Java 10

Tirana – Bylis | 03.11.2025, ora 14:00

Dinamo City – Teuta | 03.11.2025, ora 17:00

Flamurtari – AF Elbasani | 03.11.2025, ora 17:00

FK Vora – Partizani | 04.11.2025, ora 16:00

Egnatia – Vllaznia | 04.11.2025, ora 16:00

Kategoria e Parë – Java 10
Të gjitha ndeshjet e planifikuara për të dielën do të luhen të hënën në orën 14:00, ndërsa Skënderbeu – Korabi do të zhvillohet në ora 17:00.

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit B do të spostohen për të hënën në orën 13:00.

Ky vendim i FSHF-së vjen në respekt të figurës së Fatos Nanos, një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu