Në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishti” në kryeqytet u mbajt ceremonia zyrtare e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani.

Qindra besimtarë morën pjesë gjatë kësaj ceremonie të shenjtë ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e lartë të shtetit dhe të politikës, por edhe atij grek, si dhe përfaqësues të besimeve fetare të vendit dhe të ftuar nga 13 Kishat Ortodokse të botës.

Vetë Kryepeshkopi Joan drejtoi meshën e shenjtë para besimtarëve dhe të ftuarve të shumtë.

“Ti që u dhe fjalën ungjëllizuese, me një fuqi të madhe që të përmbushin ungjillin, ti pra na kap nga dora jote e djathtë dhe udhëhiqna drejt vullnetit tënd, bëna barinj për të udhëhequr griqën tënde. Jepi forcë dhe mbështetje popullit tënd dhe bëje këtë griqë të qëndrojë para teje e ndritshme, e papërlyer dhe e denjë për griqën e sipërme, për banesën e atyre që dëfrejnë, për shkëlqimin e shenjtorëve të tu”, tha Joan Pelushi.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj u shpreh se fronëzimi i Kryepeshkopit Joan është një ngjarje tepër e rëndësishme për Kishën Ortodokse shqiptare.

“Është një ditë historike për autoqefalinë e Kishës Ortodokse shqiptare dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Me fronëzimin tuaj sot, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Ju fortlumturi, radhiteni krahas relatëve paraardhës tuaj”, u shpreh Bajram Begaj.

Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu