Një grua është shpëtuar pasi kishte kaluar 3 ditë e bllokuar Brenda një makine në fund të një nënkalimi në Benetússer, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet rreth Valencias.
Kjo histori shprese vjen ndërsa mijëra persona kanë udhëtuar drejt Valencias e zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim ndonëse autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku do të kufizohet përgjatë fundjavës në atë pjesë, për të siguruar qasje më të lehtë për punonjësit e urgjencës.
View this post on Instagram
“Ai parking është një varrezë” ishin fjalët e para të zhytësve ushtarakë të njësisë spanjolle, të cilët arritën të hyjnë në parkimin nëntokësor, të përmbytur plotësisht të qendrës së madhe tregtare ”Bonaire”, pranë qytetit të Aldayas. Në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë kishte qindra njerëz. Edhe këtu niveli i ujit është rritur në tre metra dhe parkingu i makinave, me 5 700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth të vërtetë vdekjeje.
Sipas burimeve të shpëtimit, të cituara nga gazeta viktimat mund të jenë të pallogaritshme. Ironia makabre e fatit, siç shkruhet në faqen e internetit të ”Bonaire”, është se parkimi, i shndërruar në një kurth vdekjeje të martën, ishte falas dhe për një kohë të pakufizuar. Edhe aksesi nga shkallët lëvizëse në qendrën tregtare është tërësisht i shkatërruar, i bllokuar jo vetëm nga uji, por edhe nga e sjella nga përmbytja. Dalja prej andej ishte e pamundur. Sipas shtypit vendas, ky parking është një nga pikat më shqetësuese për ekipet e shpëtimit. Qeveria dergoi sot edhe 5 mijë ushtarë dhe agjentë të forcave civile dhe policore të Gardës në zonat e Rajonit të Valencias, Castile La Mancha, Andaluzisë dhe Katalonjës që u prekën më shumë.