“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar me një diferencë të thellë nga kundërshtarët e SYRIZA-s, zgjedhjet evropiane për Greqinë.

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme helene, “Demokracia e Re” kryeson me në zgjedhje. SYRIZA është e dyta, në vend të tretë renditet PASOK, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

yacht hotel sarande

Përveç fitores së partisë së Mitsotakis i rëndësishëm është fakti se me 87% të votave të numëruara deri më tani, nga kandidatët për eurodeputetë të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis dhe Fredi Beleri. Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Vassilis Kontozamanis dhe minoritari tjetër Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme, 7 parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu