Stacioni i Zjarrfikësve të Australisë ka publikuar edicionin e shumëpritur të kalendarit 2026, një traditë e njohur botërisht që kombinohet me bamirësinë dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e kafshëve.

Këtë vit, kalendari vjen me pesë kategori të ndryshme, ku zjarrfikësit pozojnë së bashku me kafshë të shpëtimit ose të strehëzave:

🐶 Qentë

🐱 Macet

🐴 Kuajt

🐨 Kategoria e përzier

🐾 Kafshë të tjera të fermës

Synimi i këtij projekti është të mbështesë organizatat e kujdesit ndaj kafshëve, të promovoje adoptimin dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e tyre.

Kalendarët e zjarrfikësve australianë njihen globalisht jo vetëm për fotot ikonike, por edhe për kontributin e tyre në kauza humanitare. Qindra mijëra dollarë grumbullohen çdo vit për qendrat veterinare, strehëzat dhe projektet e rehabilitimit të kafshëve të lënduara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu