Mes fustaneve me rrudha, dantellave, qëndisjeve dhe tartanit, jë mini-udhëzues për të revolucionarizuar garderobën, duke nisur nga tendencat të vëzhguara para koleksioneve.

Koleksionet “Pre-fall” (një koleksion mode “ndërmjetës” që prezantohet para sezonit vjeshtë/dimër, zakonisht në muajt prill–maj, dhe shërben si urë lidhëse mes koleksioneve pranverë/verë dhe vjeshtë/dimër), të cilat shpesh përfaqësojnë më mirë se çdo sezon tjetër stilin e së ardhmes së afërt, rikthejnë imagjinatën ku të mos e marrësh shumë seriozisht veten është gjithmonë “cool”.

Gucci

Nuk është vetëm Gucci që e propozon, por edhe Khaite, Ferrari, Chanel dhe Diesel.

Nga ana tjetër, shfaqet edhe një kundër-tendencë e frymëzuar nga kinemaja fantastiko-distopike: histori shtrigash, heroinash mesjetare dhe zonjash të shekullit XIX, që rikthehen në ekran dhe zbresin në pasarela me çizme të lëmuara e me shkëlqim, qëndisje të bardha, rrudha, doreza dhe madje edhe mantelë. Moda e sotme duket si një shëtitje në një dimension ambig të kohës, mes referencave të njohura dhe detajeve me shije përrallore.

Tendencat kryesore

1. Rikthimi i viteve ’90
Xhaketa lëkure + syze me xhama shumë të errët. Stili “indie sleaze” është kudo. (lindi mes viteve 2006–2012, e rikthyer fuqishëm në pasarelat dhe rrjetet sociale pas vitit 2025)

2. Tartani
Nga Chanel te Diesel, rikthehet në versione më elegante, jo vetëm “grunge”, një stil mode i lidhur ngushtë me muzikën alternative të viteve ’80–’90, veçanërisht me skenën e Seattle dhe grupet si Nirvana, Soundgarden dhe Pearl Jam. Ai përfaqëson një estetikë të çrregullt, të lirshme dhe anti-glam, që sfidonte modën e rregullt dhe të rafinuar të kohës

Chanel Pre fall 2026

3. Fustanet me rrudha
Silueta dinamike me palosje asimetrike – perfekte për evente speciale.

4. Dorezat e gjata
Kryesisht prej lëkure, një aksesor i përjetshëm që rikthehet fuqishëm.

 

5. Manteli
I gjatë  ose i shkurtër mbi supe – një “paspartout” për çdo look.

6. Efekti me qime
Gëzofi kudo: mbi rroba, çanta, madje edhe këpucë.

7. Dantella dhe qëndisje me shije përrallore
Korsetë, krinolina (Një strukturë e brendshme (si skelet) e bërë nga tela ose materiale të forta, që vendoset nën fustan për t’i dhënë volum dhe formë të gjerë), merleqe ( Dantella e hollë, shpesh e bardhë, e përdorur si dekorim në jakë, mëngë, funde ose aksesorë)– të ndërthurura me silueta moderne.

8. Pulovra me zinxhir (quarter zip)
Nga Chanel dhe Blazy, kthehet në simbol të prakticitetit dhe stilit.

Chanel

9. Çizmet shumë të gjata
Mbi gju, prej lëkure, me takë – universale për çdo kombinim.

10. Fundet maxi
Të gjata deri në tokë, dramatike dhe elegante, rikthehen në qendër të vëmendjes.

11. Capri-jorts (pantallona treçerekëshe, zakonisht deri nën gju, shumë të famshme në vitet 2000)
Evoluim i pantallonave capri në jorts më të strukturuar dhe elegantë.

Dior

12. Halterneck (prerje në pjesën e sipërme të veshjes) ku rripat lidhen pas qafës, duke lënë të hapura shpatullat dhe shpesh pjesën e shpinës)

Max Mara

Rikthim i stilit sensual të viteve ’50, i përpunuar në versione moderne.

13. Kamoshi
Pamje të plota me material kadife/lëkurë të butë, mes estetikës western dhe vibe-it urban.

R.Lauren

Pre-fall 2026 është një përzierje mes rebelimit grunge të viteve ’90 dhe romantizmit fantastiko-përrallor. Nga tartani te manteli, nga pulovrat praktike te fundet dramatike, çdo element është menduar për të sjellë nostalgji dhe njëkohësisht për të projektuar të ardhmen e stilit./Vogue Italia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu