Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët njofton Ministria e Mbrojtjes.

Po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

yacht hotel sarande

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.

Kryebashkiaku Ermal Dredha informon mbi ecurinë e pastrimit të Vlorës pas përmbytjeve:

Ekipet tona po punojnë pa ndalim për pastrimin e rrugëve dhe zonave publike të prekura nga reshjet. Kudo që është e nevojshme, ne jemi atje për të mbajtur qytetin tonë të pastër dhe të sigurt!

Pas reshjeve të fundit, jemi në terren për të siguruar që shkollat e qytetit të jenë të pastra dhe të sigurta për proçesin mësimor.

Faleminderit për durimin dhe mbështetjen tuaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu