
Sot në Tiranë zhvillohet Samiti i Growth Plan “Our Pathëay to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Kryeministri Edi Rama ka pritur liderët një e nga një në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rama e ka pritur homologun e tij i buzëqeshur, ndërsa të dy kanë pozuar edhe për foton e rastit.
Të dy kishin biseduar përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit teksa përcillej për në banesën e fundit në fillim të muajit, ish lideri socialist dhe kryeministri Fatos Nano.







