
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka dhënë mbështetjen e saj për Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës në prag të ndeshjeve vendimtare të play-off-it për Botërorin. Përmes një postimi në Instagram, ajo u ka uruar fat futbollistëve, duke i nxitur të bëjnë histori.
Në mesazhin e saj, Rita Ora shkruan: “Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”, duke përcjellë një valë entuziazmi për tifozët shqiptarë kudo që ndodhen.
Në imazhin e publikuar nga artistja shihen futbollistët e të dy kombëtareve, të shoqëruar me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”, një thirrje e qartë për unitet dhe mbështetje në këtë moment të rëndësishëm.
Ndeshjet e sotme konsiderohen vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botëror, ndërsa mbështetja nga figura të njohura si Rita Ora rrit edhe më shumë motivimin për kuqezinjtë dhe Dardanët.






