Emiratet e Bashkuara Arabe edhe këtë vit nuk e prishën traditën e 28 nëntorëve të fundit. Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë u shfaq flamuri kuqezi.

Kulla 829.8 m e lartë në Dubai u vesh e tëra me flamurin shqiptar siç tregon kjo foto tredimensionale e publikuar nga ministri Taulant Balla

yacht hotel sarande

Balla shkruan ndërkohë se festën e pavarësisë do ta festojë me shqiptarët e ishullit grek të Kretës:

Sonte për Festën e Pavarësisë do të jem me shqiptarët e Kretës, në Rethim dhe në Hania. Vizita filloi me një takim në Prefekturë ku bisediam mbi shkollat në gjuhën shqipe, lehtësimin e procedurave të leje-qëndrimit dhe mbi ecurinë e marrëveshjes së njohjes së pensioneve. Vetëm në Hania jetojnë mbi 15 mijë bashkëatdhetarë – shkruan Balla shoqëruar me pamje nga takimet. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu