
Një moment simbolik është fiksuar sot gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit të ndjerë, Fatos Nano. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, janë parë duke shtrënguar duart në ceremoninë mortore, në një gjest respekti dhe uniteti kombëtar.
Figura e Fatos Nanos, e cila ka lënë gjurmë të thella në politikën shqiptare, duket se edhe pas ndarjes nga jeta, ka arritur të afrojë dy liderët shqiptarë që shpesh kanë pasur qëndrime të ndryshme.







