Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka marrë një vendim që po ndez debat para sfidës me Poloninë, duke aktivizuar nga minuta e parë disa lojtarë me shumë pak aktivizim në muajt e fundit.

Zgjedhja më e diskutueshme vjen në mbrojtje, ku Elseid Hysaj starton pavarësisht se ka vetëm 11 minuta lojë me Lazion që nga janari. Megjithatë, tekniku duket se i ka besuar eksperiencës së tij, edhe për faktin se alternativa Ivan Balliu nuk ka pasur një formë bindëse në klub.

Edhe më surprizues është aktivizimi i Nedim Bajramit në repartin ofensiv, i cili në vitin 2026 ka vetëm 141 minuta në total me Rangers, ndërsa Arbër Hoxha vjen me vetëm 39 minuta në muajin e fundit te Dinamo Zagreb.

Këto zgjedhje janë parë si të guximshme, por edhe të rrezikshme, duke qenë se në stol ndodhen lojtarë si Muçi dhe Mehmeti, të cilët kanë më shumë ritëm dhe minuta në këmbë.

Vendimet e Sylvinhos tregojnë se ai po baston te eksperienca dhe cilësia individuale, por mbetet për t’u parë nëse kjo strategji do të japë rezultat në një ndeshje kaq vendimtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu