Raundi i parë u ndeshjeve në grupe të Euro 2024 përfundoi me me takimin Portugali – Çeki 2-1. “Tuttumercatoweb”, në bazë të raporteve të përpiluara nga gazetarët e tij, ka krijuar formacionin Top (më të mirët) dhe atë Flop (ata që zhgënjyen) të ndeshjeve të para.
Tre lojtarë janë lojtarët në garë për çmimin e më të mirit: Njëri prej tyre luan në Itali, Aebischer i Zvicrës, Jamal Musiala, një kandidat i madh për t’u bërë protagonist i turneut dhe së fundi Arda Guler, “ylli” i Turqisë, e ardhmja dhe Realit të Madridi.
Italia përfaqësohet në formacionin Top nga Riccardo Calafiori dhe Nicolò Barella, ndër protagonistët e fitores me përmbysje ndaj Shqipërisë. Midis lojtarëve të Serisë A është Maignan i Francës në versionin SuperMike. Hancko ishte perfekt në suksesin e Sllovakisë kundër Belgjikës dhe Morata vlerësohet për paraqitjen ndaj Kroacisë.
Ky është formacioni Top 4-3-3, me trajner gjermanin Julian Nagelsmann:
Formacioni Top
Mike Maignan (Francë) 7
Dani Carvajal (Spanjë) 7
Riccardo Calafiori (Itali) 7.5
David Hancko (Sllovaki) 7
Erik Janza (Slloveni) 7
Jamal Musiala (Gjermani) 8
Michel Aebischer (Zvicër) 8
Nicolò Barella (Itali) 7.5
Arda Guler (Turkiye) 8
Forian Wirtz (Gjermani) 7.5
Alvaro Morata (Spanjë) 7
Supersport