E fshehur në zemër të një mali në jug të kryeqytetit iranian, ndodhet një prej objekteve më të mbrojtura dhe më të rëndësishme për ambiciet bërthamore të Iranit: Impianti bërthamor në Fordo, një strukturë që sfidon çdo përpjekje për ndërhyrje ushtarake.

Sipas një raporti të publikuar nga BBC, impianti i Fordos mendohet të jetë ndërtuar më thellë se tuneli i famshëm i La Manshit që lidh Britaninë me Francën, gjë që e bën praktikisht të paarritshëm për arsenalin ushtarak të Izraelit.

“Vetëm Shtetet e Bashkuara zotërojnë një bombë aq të fuqishme sa për të shkaktuar dëme serioze në këtë objekt,” thuhet në raportin e përgatitur nga Tom Finn dhe ekipi i gazetarisë vizuale të BBC-së.

Një ndërhyrje e tillë, me përdorimin e asaj që quhet “bunker buster” – një lloj municioni që depërton në thellësi të tokës përpara se të shpërthejë – mund të përshkallëzonte ndjeshëm konfliktin në Lindjen e Mesme, duke e përfshirë drejtpërdrejt edhe SHBA-në në veprime ushtarake kundër Iranit.

Fordo ndodhet pranë qytetit të lashtë dhe me rëndësi fetare Qom, dhe për shumë vëzhgues ndërkombëtarë, ai përfaqëson një “vijë të kuqe” për sigurinë izraelite. Ndërsa Izraeli ka rritur sulmet ndaj strukturave që identifikon si kërcënim bërthamor, Fordo ka mbetur deri tani jashtë shtrirjes së tyre për shkak të thellësisë dhe mbrojtjes së tij.

BBC fton publikun të shfletojë një udhëzues vizual mbi këtë impiant sekret, për të kuptuar më mirë pse ai është kthyer në një pikë tensioni madhor në përballjen Iran–Izrael dhe përse ai qëndron në qendër të skenarëve më të rrezikshëm për rajonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu