Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se fondet e IPARD për bujqësinë mund të zhbllokohen vitin tjetër, pas oezullimit që u bë rreth dy vite më parë sepse Zyra Evropiane kundër Mashtrimit gjeti shkelje në përdorimin e tyre.

Kjo temë nxiti debate në komision mes përfaqësuesve të opozitës dhe ministrit.

“Në këndvështrimin tuaj, Belinda Balluiku është një ministre e susksesshme sepse përmes tenderave vjedh miliopna euro, si mund të thoni që ipard ësht2ë histori suksesi kur 33 mln euro vidhen. Si mund të quani histori suksesi bllokimiin e fondeve” , tha kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj

“Çështja nëse skema e IPARD është suksesi apo jo është çështje perceptimi indivdual, ne mendojmë që ka qenë një skemë e syuksesshme që i ka ardhur në ndihmë bujqësdisë. Komisioni evriopian përmes digial ka lënë disa detyra për disa nga praktikat, masa që jemi duke i përmbushur, deri në fund të këtij viti do të përmbushen këto masa që do të hapin mundësinë për qeverinë që të nisë diskutimet me Komisionin Evropian që të çelen fondet e IPARD 3”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.

Ministri u ndal edhe te skema e pensioneve, duke theksuar se ajo do të reformohet më tej gjatë vitit tjetër, kur do të ketë propozime konkrete për ndryshimin e saj.

“Qeveria vitin e kaluar ka nisur një proces për sistemin aktual të pensioneve, po bëhet vlerësim sa e qëndruesdhme është skema dhe deri në fillim të vitit që vjen do të ketë propozime konkrete si duhet të reformohet skema që të jetë e qëndrushme dhe të garantojë pension të denjë. Paralelisht, qeveria ka vijuar me vënien në dispozicion të fondeve të nevojshme për rritjen e pensioneve aktuale, kostoja totale e kësaj nirme shkon 1.7 mld euro deri në vitin 2030. Për 2025 bonusi i fundvitit është planifikuar, ai i 2026 do të vklerësohet në muajin shtator, nuk është parashikuar për momentin”, shtoi Malaj.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Petrit Malaj deklaroi edhe se do të ketë edhe një ndryshim të politikës së ndjekur deri më sot nga qeveria me përjashtime tatimore, duke nënvizuar se ato do të rishikohen dhe se deri në 2030 ato do të hiqen, duke bërë një përafrim me direktivat e BE. /vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu