Një avion i linjës Vjenë–Tiranë është devijuar sot dhe ka bërë ulje të detyruar në Sofje, Bullgari. Sipas të dhënave nga platforma “FlightAware”, bëhet fjalë për fluturimin Ryanair 6890 (RYR6890/FR6890), i cili ishte parashikuar të mbërrinte në Tiranë, por ndryshoi itinerarin gjatë fluturimit.

Avioni u nis nga aeroporti i Vjenës (VIE) në orën 11:15 sipas orarit lokal (CEST), ndërsa ka ulur në aeroportin e Sofjes (SOF) në orën 15:06 (EEST), duke shënuar 1 orë e 41 minuta vonesë.

Rruga e fluturimit tregon qartë devijimin nga korridori i zakonshëm ajror drejt Tiranës, duke bërë një kthesë të plotë në drejtim të Sofjes.

Shkaqet e devijimit nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht, por dyshohet se mund të lidhen me kushtet meteorologjike ose probleme operative të kompanisë.

Pasagjerët pritet të informohen për transferimin e mëtejshëm drejt Tiranës. Autoritetet ajrore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu