
Kandidati i pavarur për drejtimin e kryeqytetit, Florjan Binaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të partive opozitare në vend.
Gjatë takimit, Binaj prezantoi planin e veprimit të fushatës dhe vizionin e tij për menaxhimin e Tiranës, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në hartimin e politikave lokale.
“Programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”, – u shpreh Binaj.
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, kandidati shihet përkrah përfaqësuesve të opozitës, ndërsa theksohet se bashkëpunimi me grupet politike dhe qytetare do të mbetet një prioritet i fushatës.







