Populli shqiptar tregoi një angazhim të madh ndaj demokracisë, pavarësisht klimës së polarizuar dhe sfidave të vështira. Megjithatë, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohej.

Zgjedhjet ishin konkuruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, megjithëse u mbajtën në një klimë tejet të polarizuar.

Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa probleme organizative.

Kandidatët nuk patën mundësi të barabarta, pasi partia në pushtet përfitoi nga burimet e administratës, duke krijuar kështu një avantazh të padrejtë për ata që ishin në pushtet.

Legjislacioni nuk parandaloi taktikat abuzive.

Përqendrimi i pronësisë së mediave minoi informimin dhe inkurajoi autocensurën mes gazetarëve.

Dita e zgjedhjeve ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati mosrespektim të procedurave dhe incidente intimidimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu