Ekipi i futbollit të Flamurtarit është rikthyer zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar, pas një mungese pesëvjeçare. Fitorja e rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Vorës ka vulosur ngjitjen në Superligë, duke shkaktuar entuziazëm të madh mes tifozëve vlonjatë.

Skuadra është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga qindra tifozë në hyrje të qytetit të Vlorës, të cilët kanë organizuar një pritje madhështore për të festuar këtë arritje historike. Flamurtari, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, shënon kështu një kthim të merituar në arenën më të lartë të garës kombëtare.

Trajneri Shpëtim Pollozhani, i emocionuar pas ndeshjes, e ka cilësuar këtë ngjitje si një nga momentet më të bukura në karrierën e tij sportive. “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për klubin, lojtarët dhe tifozët. Një rikthim që e kemi ëndërruar dhe për të cilin kemi punuar fort”, u shpreh ai.

Flamurtari tashmë synon të rikthejë lavdinë e dikurshme në Superligë dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu