Mbrëmjen e sotme, pas deklaratave të zjarrta në protestë, Flamur Noka ka shtypur butonin më të famshëm të WhatsApp-it dhe ka nxjerrë Ervin Salianji nga grupi i Kryesisë së Partia Demokratike.

Burime brenda PD-së tregojnë se Salianji nuk u paralajmërua me “mos fol jashtë vijës”, por e kuptoi gjithçka kur pa mesazhin klasik:

👉 “You were removed from the group”.

Sipas të njëjtave burime, grupi i Kryesisë ka vijuar normalisht, ndërsa tensioni është zëvendësuar me heshtje… dhe ndonjë emoji të hequr me kujdes.

Ndërkohë, Salianji mbetet aktiv në skenën politike, por tashmë pa privilegjin për të lexuar mesazhet e brendshme, “mirëmëngjeset” dhe diskutimet strategjike të Kryesisë.

Në PD thonë se kjo nuk është përjashtim politik, por thjesht “menaxhim grupi”, ndërsa shqiptarët presin hapin tjetër:

mute,
left the group,
– apo krijimin e një grupi të ri me emrin “Kryesia (2)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu